Showtime

‘Flea Market’, me edicionin e pestë

10/12/2017 17:23
nga:SH. L

Të premten me fillim nga ora 11:00, në Dit’ e Nat’, nis edicioni i 5-të i ‘Flea Market’ i organizuar nga blogerja Rita Saraci.


Si edicionet e kaluara edhe këtë edicion ‘Flea Market’, do të mbahet përgjatë tri ditëve, të premten, të shtunën dhe të dielën ndërsa këtë herë sjellë inspirimin nga Franca. E poashtu përpos rrobave nga marka të ndryshme në ‘Flea Market’ do të ketë edhe muzikë, pije dhe ushqim.

“Parisi ka qenë në krye të listave tona kohët e fundit: si një vend për me e vizitu patjetër këtë vit, një vend për me e përjetu ‘dashninë në shikim të parë’, vend për me jetu forever & ever dhe definitivisht për me u inspiru për modë rregullisht.

Për shkak që kemi qenë super të inspirume me stilin francez kohëve të fundit, përmes Flea Market tonë të 5-të po dojmë me i nda këto ndejnja edhe me juve. Natyrisht, kjo nuk do të thotë që krejtë teshat tona kanë me qenë nga dizajnerë të njohur francez, ose që janë ble në Francë.

Mirëpo, ju tregojmë sekretin se si me e arritë atë qëndrim francez qe shpesh interpretohet si i natyrshëm & chic”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

‘Flea Market’ nis të premten më 13 tetor nga ora 11:00 e deri në 18:00, ndërkaq të shtunën dhe të dielën hapet në orën 10:00 dhe mbyllet në orën 19:00./GazetaBlic.com