Lajme

Flasin nga policia e Kosovës për përleshjen e profesorëve në UP

10/12/2017 15:56
nga:A K

Policia e Kosovës ka konfirmuar për gazeta Blic sulmin fizik që ka ndodhur në mes të dy profesorëve të Universitetit të Prishtinës, me që rast profesori Alban Nimani është sulmuar nga kolegu i tij Mehmet Behluli.

Lidhur me këtë rast, zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti tha për Gazeta Blic se ngjarja ka ndodhur sot në orën 11:00 në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë.

“Po është e vërtetë që ka ndodhë. Sot në stacionin policor qendra në Prishtinë është hap një rast sulm i cili ka ndodhur rreth orës 11 në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë.”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa, sa i përket hetimeve ajo ka thënë se tash asgjë nuk dihet dhe hetimet janë duke vazhduar.

“Policia i ka intervistu palët e përfshira me urdhër të prokurorit jemi duke i vazhduar hetimet në këtë rast.”, ka përfunduar ajo.

Ndryshe lajmin për këtë sulm e ka bërë publik Nimani në rrjetin social Facebook.

“Dua te ju informoj se sot, ne zyren e prodekanit te Fakultetit te Arteve, jam sulmuar fizikisht nga nje profesor me marredhenie te rregullt pune qe quhet prof. asoc. Mehmet Behluli. Fale zotit qe jam megjithate person gjakftohte.”

Në anën tjetër Mehmet Behluli për Gazeta Blic ka mohuar se një ngjarje e tillë ka ndodhur duke thënë se ata janë koleg dhe nuk kanë pasur asnjë përballje fizike./GazetaBlic/