Lajme

Flasin nga AKR-ja, rreth krijimit të institucioneve dhe daljes së mundshme nga koalicioni LAA

08/19/2017 16:25
nga:M H

Aleanca Kosova e Re, e drejtuar nga Behgjet Pacolli nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket krijimit të institucioneve., apo daljes së mundshme nga koalicioni LAA.

Këtë e ka thënë për klankosova.tv deputeti në parlament i kësaj partie, Islam Pacolli.

“AKR nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj të mëhershëm”, ka pohuar Pacolli, njofton Klan Kosova.

I nominuari për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj ka thënë këtë të shtunë në një konferencë se ata moti kanë mundur të kthehen në parlament me 61 numra, por që kanë dashur qeveri më të gjerë.

“AKR është tash e një kohë subjekti i përfolur se mund të ndërrojë krah për tu bashkuar me PAN.

Por sipas deputetit Pacolli kjo nuk pritet të ndodhë.

“Ramush Haradinaj mund të flas çka të do, ato janë qëndrime të tij. Por ai nuk mund të flas për AKR-në”, ka thënë Pacolli.

“Për AKR-në mund të flasin vetëm njerëzit e saj dhe vendimet merren nga kryesia e AKR-së”.

“Ne nuk kemi ndonjë ofertë zyrtare apo ndonjë bisedë me askënd”, ka përfunduar ai.

Kurse më poshtë e keni një pjesë nga deklarimi i Haradinajt në konferencë.

“Kemi pas mundësi të kthehemi në seancë më shpejt me 61 votë, mirëpo ka lindur një mundësi e re një situatë më gjithëpërfshirëse, vetë presioni i AKR-së dhe në respekt të proceseve, në respekt të kësaj mundësie i kemi dhënë kohë. Pra, keni parasysh që mos ti jepnim rëndësi këtij procesi të ri, presionit të ri të AKR-së do të ishim në punë sot, por e kemi bërë me kujdesin më të madh sepse mendojmë që është mirë ndaj proceseve të vendit”, ka qenë deklarata e Haradinajt.

09/22/2017 21:57

Sadikaj: PDK-ja do të vazhdojë të mbetet Forca e Ndryshimit në vend