Showtime

Fiorentina dhe Ambra sërish “sherr” për Olsin? Ja çfarë ka ndodhur! (Foto)

07/17/2017 21:41
nga:F.B

Kanë qenë padyshim një nga çiftet më të komentuar të Big Brother Albania 9 dhe kjo për shkak të skenave të xhelozisë së Fiorentinës.

Gjithashtu edhe kur ishin të ftuar në emisionin “Thumb” mes Olsit dhe Fiorentinës pati skena xhelozie dhe diçka e tillë ndodhur sërish prej Ambrës, të cilën Olsi e ftoi për një kafe në emision live si kërkesë e moderatorëve.

Fillimisht Ambra nuk dinte gjë për emisionin, por e ka mësuar më pas dhe për këtë arsye ka publikuar këtë fragment të “Thumb” në rrjete sociale ku gjithashtu ka shkruar: “E pim kafen tjetër her o Olsi por bashkë me Fjorin respekte,”-përfundon shkrimi i Ambrës. Por ajo që ka habitur më tepër ka qenë përgjigja e Fireontinës e cila ka shkruar se nuk ndihej më xheloze për bukuroshen nga Shkodra.

“Pije dhe vetem me olsin se ta siguroj qe per ty sjam ne xheloze respekte dhe nga un,”-përfundon Fiorentina. Mesa duket rivaliteti mes vajzave pushoi menjëherë pas Big Brother.

11/06/2017 15:35

Olsi i BB9 zbulon lidhjen me brunen seksi dhe marrëdhënien me Fjorentinën!