Cult

Filmi horror “Bloodlands” edhe në Bruksel

03/20/2017 19:17
nga:Gazeta Blic

Kasta e aktorëve është e gjitha shqiptare dhe i gjithë filmi shfaqet në gjuhën shqipe. Aktorët që luajnë në këtë film janë: Ilire Vinca, Gëzim Rudi, Suela Bako. Emiljano Palali dhe Alesia Xhemalaj.

Filmi i zhanrit horror “Bloodlands” që flet në gjuhën shqipe do të prezantohet edhe në Festivalin e Filmit në Bruksel, që do të nis më 4 dhe do të zgjasë deri më 16 prill, shkruan KultPlus. “Bloodlands” shpalos historinë e një gruaje të thjeshtë e cila dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj dhe në këtë festival do të prezantohet më 6 prill.

Atë e dëbojnë në mal, duke e quajtur shtrigë. E lënduar, e urryer dhe e dëbuar kjo grua vendos që të shndërrohet në një shtrigë të vërtetë dhe të marrë hakun për krejt dhimbjen që i kanë shkaktuar. Aktorja Suela Bako luan rolin e nënës në një familje ku zhvillohen ngjarjet kryesore te filmit, ku një familjeje i duhet të përballet me mallkimet e një shtrige.

Ngjarja zhvillohet në Tiranë, ku familjet moderne tipike shqiptare bien pre e sulmit të vampirëve të udhëhequr nga shtriga, në rolin e së cilës paraqitet aktorja nga Kosova, Ilire Vinca. Kasta e aktorëve është e gjitha shqiptare dhe i gjithë filmi shfaqet në gjuhën shqipe. Aktorët e tjerë që luajnë në këtë film janë Gëzim Rudi, Suela Baco, Emiljano Palali dhe Alesia Xhemalaj. Ky film i është xhiruar në Shqipëri në tetor të vitit 2014 nga produksioni australian “Kastlefilms”, e sa i përket shfaqjes së tij për publikun shqiptarë pritet të jetë në muajin qershor.