Lajme

Fillon implementimi i Ligjit për personat tetraplegjikë dhe paraplegjikë

04/18/2017 22:08
nga:M H

Kryeministri Isa Mustafa ka bërë më dije se nga sot ka filluar implementimi i Ligjit mbi statusin dhe të drejtat e personave tetraplegjikë dhe paraplegjikë.

Postimi i plotë:

Nga sot filloi implementimi i Ligjit mbi statusin dhe të drejtat e personave tetraplegjikë dhe paraplegjikë, i cili do të ofrojë përkrahje të qëndrueshme financiare dhe do të ngritë ndjeshëm mirëqenien e personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre në Kosovë.

Ndërkaq, nga dita e hënë, personat tetraplegjikë dhe paraplegjikë mund të aplikojnë për të drejtat që iu takojnë, për beneficion financiar (pension), duke u bazuar në këtë Ligj.

Siç tha edhe drejtori i Shoqatës HandiKOS, Afrim Maliqi, ky është edhe një premtim i

mbajtur dhe një obligim i yni shtetëror ndaj bashkëqytetarëve tanë me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre të nderuara.

05/27/2017 16:17

Mustafa: Koalicioni ynë ka guximin e duhur!