Sporti

Fillojnë kritikat nga Madridi për James Rodriguezin

07/12/2017 23:52
nga:L H

Hugo Sanchez, ish-sulmuesi i Real Madrid-it nga viti 1985 deri në vitin 1992, ka kritikuar yllin e ri të Bayern-it, James Rodriguez. Sipas tij, mesfushori nuk ka karakter të fortë dhe kjo e ka penguar të jetë protagonist në Madrid.

“Karakteri i një lojtari duhet të jetë i fortë dhe kjo është saktësisht ajo që i mungon James-it. Ai duhet t’i kishte provuar trajnerit Zidane se mund të mbështetej në të për çdo ndeshje. Te Real Madrid, për të luajtur, duhet të japësh gjithmonë diçka më shumë”, – është shprehur meksikani për gazetën “Marca”.

26-vjeçari kolumbian u transferua në “Santiago Bernabeu” pas Botërorit 2014, ku luajti shkëlqyeshëm. Ai bindi vetëm në sezonin e parë, kur trajner i kampionëve të Evropës ishte Carlo Ancelotti, sot në Mynih.

Zinedine Zidane nuk tregoi kurrë besim për mesfushorin, madje e la në tribunë në finalen e Champions League me Juventusin më 3 qershor.

“Transferimi i tij në Mynih nuk më surprizoi”, – përfundoi Sánchez, si për të theksuar se kalimi nga Real Madrid te Bayern është një hap pas, që tregon se James ka zgjedhur rrugën më të lehtë.(Telesport)

07/27/2017 19:15

Tifozët e Realit kanë vendosur: Ky yll nga ‘BBC’ duhet të largohet (FOTO)