Cult

Festivali me ndikim shumëdimensional në Prizren

08/06/2017 07:32
nga:Gazeta Blic

Një shtëpi e vjetër nga shekulli XVIII në Qendrën Historike të Prizrenit është kthyer në bujtinë dy vjet më parë, në prag të fillimit të festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”.

Që prej asaj kohe bujtina në fjalë operon si biznes i vogël i familjes Driza. Erdis Driza ka treguar se shtytja për nisjen e këtij biznesi ka ardhur si pasojë e fluksit të vizitorëve gjatë “DokuFestit”, por që operimi është shtrirë gjatë gjithë vitit, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Prizreni gjatë “DokuFestit” është në fokus të vizitorëve vendorë dhe të huaj”, ka thënë ai, duke pranuar se gjatë verës në qytet zhvillohen aktivitete të ndryshme që ndikojnë në zhvillimin e turizmit kulturor.

Shtimi i numrit të vizitorëve ka ndikuar edhe në ekonominë e qytetit. Një raport i Institutit GAP, që ishte publikuar vitin e kaluar, ka konstatuar se ndikimi vjetor i “DokuFestit” vlerësohet të jetë mbi 4.7 milionë euro.

08/23/2017 13:33

Avni Zogiani i VV-së, lavdëron kandidatin nga radhët e PDK-së!