Showtime

Fatmir Makolli sjell me çifteli “Despacito”

10/12/2017 20:05
nga:D.I

“Despacito” është bërë kënga më e shikuar në botë duke arritur katër miliardë sosh në YouTube.

Kënga është bërë edhe “cover” duke ardhur edhe në versione të ndryshme anembanë globit.

Një prej tyre e ka sjell edhe artisti shqiptar, Fatmir Makolli, i cili njihet si një ndër ekzekutuesit më të mirë çiftelisë.

Ai ka sjellë këtë hit botëror në një version shumë më ndryshe dhe unik, pra me çifteli.

Makolli paraqitet në videon e këngës me veshje tradicionale, gjersa përmes çiftelisë nxjerr tingujt e melodisë së “Despacito”.

Theksojmë se pjesë e videos janë edhe një grup valltarësh nga “Artdesing” të Jeton Vorfit ndërsa xhirimet janë kryer në oborr të Bibliotekës Universitare të Kosovës.

09/24/2017 17:00

Shkatërrohet vendi ku u xhirua klipi ‘Despacito’ (Foto)