Lajme

Fatmir Limaj: Hashim Thaçi po mashtron!

03/20/2017 20:38
nga:Gazeta Blic

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se FSK ka mundur të transformohet në Ushtri të Kosovës pesë vjet më parë.

Sipas tij, presidenti aktual Hashim Thaçi, më parë kryeministër duhej ta bënte këtë më parë dhe jo tash të bënte zhurmë dhe propagandë.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Së paku që pesë vite ka qenë e mundur që FSK-ja të transformohet në ushtri në këtë mënyrë siç është propozuar tani.
Pse nuk e ka bërë këtë ish-kryeministri kur ka qenë në detyrën e tij, asgjë nuk ka ndryshuar nga koha kur ky ka qenë kryeministër, edhe tani të njëjtat pengesa janë.
Atëherë pse gjithë këtë zhurmë dhe propagandë, e lloj lloj argumente që sot po i bën ish-kryeministri, pse nuk i bënte këto kur e kishte për detyrë?
Kjo ka vetëm një përgjigje, ky njeri tashmë po e sheh se ka shkuar shumë larg me gabimet dhe dëmet që ia ka sjell Kosovës, si p.sh: Demarkacioni, Gjykata Speciale, Zajednica dhe tashmë e ka parë se këto dëme nuk mund ti fshehë më dhe si rezultat i këtyre ka humbur dhe po e humb me shpejtësi mbështetjen në popull.
Njerëzit po ia kthejnë shpinën, prandaj iniciativa për Ushtrinë është ide e kompanisë së P.R-it të tij, që sa do pak të tentojnë me ia përmirësu imazhin që ju ka rrënuar.
Thënë thjesht, me një fjalë, daljet e tij publike gjithkund dhe gjithkah e kanë veç një qëllim: MASHTRIMIN!”