Geek

Fansa të ‘Apple’ bëhuni gati, zyrtarisht kjo është data kur do të prezantohet iPhone 8 (Foto)

09/01/2017 00:12
nga:F.B

Apple ka zyrtarizuar më në fund datën e konferencës së saj.

iPhone 8 do të prezantohet në sallën e Steve Jobs Theater, pranë godinës së re Apple Park në Kupertino më 12 Shtator në orën 10 sipas kohës lokale (19:00 në Kosovë/Shqipëri), ashtu siç e kishte parashikuar WSJ.

Duke parë ftesën, Apple e ka fokalizuar vëmendjen e saj në vendin e prezantimit “our place”. Në fakt ky është eventi i parë që do të mbahet në godinën e re të Apple.

Ju kujtojmë se gjatë kësaj konference duhet të prezantohen modelet e reja iPhone 8 dhe iPhone 7s, modeli i ri Apple Watch dhe ndoshta një model i ri Apple TV.

Gjithashtu do të lëshohen zyrtarisht edhe sistemet e reja iOS 11, MacOS High Sierra, watchOS 4 dhe tvOS. /iphonealbania

11/15/2017 18:34

Apple zhvillon sistemin e ri të senzorit 3D për iPhone 2019