Falënderimi i Obamas për bashkëshorten emocionon tërë audiencën (Video)

11 January 2017, 9:07

Falënderimi i Obamas për bashkëshorten emocionon tërë audiencën (Video)

Presidenti amerikan Barack Obama, pranoi mangësitë dhe sfidat e presidencës së tij, por u ka bërë thirrje njerëzve për optimizëm dhe pjesëmarrje në procese demokratike.

Fjalimi i fundit i Obamës mori një kthesë emocionale, kur ai falënderoi zonjën e parë, gjë që shkaktoi ovacion në qendrën e konventës.

Ai tha: “Michelle – kanë kaluar njëzet e pesë vjet, ti ke qenë jo vetëm gruaja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, por  edhe mikja ime më e mirë. Ti more një rol të cilin  nuk e kërkove dhe e bëre në mënyrën tënde, me kurajë, stil dhe humor të mirë.”

Michelle buzëqeshi, duke mbajtur mezi lotët.

Presidenti gjithashtu shpërtheu në  lot  dhe vazhdoi:” E ke bërë Shtëpisë së Bardhë një vend që i përket të gjithëve. Brezat e ri do të mund të shohin më lart, sepse të kanë ty si model. Më ke bërë krenar, dhe e ke bërë vendin krenar”, tha Obama.

Shpërndaje

  • Blic Google+

Të Fundit nga Rubrika