Opinion

Fabrika e shifrave

03/20/2017 22:14
nga:Ibrahim Rexhepi

Tregu më i mjegulluar në Kosovë është ai i punës. Sipas dëshirës, gjinden shifrat e bëhen kalkulimet. Madje , ky është terreni më i përshtatshëm për fushatë.

Liderët që kishin premtuar punësimin e 150 mijë vetave, apo të 200 mijë vetave, sot janë të bindur se kjo shifër është e paarritshme. Tash as që e përmendin atë, e as miliardat që premtonin për ekonominë e vendit. E dinë se kjo është e pamundur, e cila kryesisht vjen nga frika e investitorëve për qëndrueshmërinë e ligjeve dhe të vendimeve shtetërore dhe mosfunksionimi i shtetit ligjor.

Mirëpo, është gjetur hapësira ku qeveria i rregullon gurëzit e mozaikut të saj të sukseseve. Kryesisht, sipas saj, me të arriturat në tregun punës, të cilat qenkan rezultat i stabilitetit që po krijohet, reformave që po zbatohen dhe projekteve të mëdha në proces. Krejt jo përcillet me të dhënat se qenkan punësuar 40 mijë veta- që nuk paska ndodhur asnjë vit tjetër.

02/05/2017 16:38

Muri si rrogoz

Kur kemi parasysh gjendjen mjaft konfuze dhe të mjegulluar që mbretëron sa i përket shifrave rreth punësimit dhe papunësisë, atëherë duket se deklaratat e qeveritarëve bazohen në pamundësinë reale për të zbuluar të vërtetën. Ose, sipas rregullit të Nasradinit- “nëse nuk beson, numëroj!”
Prej nga po del shifra për 40 mijë veta të punësuar?

Sërish, burim i vetëm zyrtar dhe i mundshëm për të gjetur ndonjë shifër më shuam mbetet Agjencia e Statistikave e Kosovës. Jo për faktin se për 3-4 vjet ajo me anketat e veta gati e përgjysmoj normën e papunësisë- nga 44.8 për qind, në 26.2 për qind, por se mbetet i vetmi institucion me kompetencë ligjore për prodhimin shifrave. Por, as shifrat saj nuk na nxjerrin një situatë të qartë rreth zhvillimeve në tregun punës.

Sipas po kësaj agjencie Kosova ka 347,185 të punësuar. Krahasuar me një vit më parë numri i punëtorëve është rritur për 50,245 veta, apo 10,245 të punësuar më shumë se sa që deklaron kryeministri Isa Mustafa. Normalisht që një rritje kaq e madhe nxjerr rënie të popullatës jo aktive (21,290 veta) dhe të të papunëve (14,172 veta). Mirëpo, gjendja duet krjet ndryshe kur bëjmë një krahasim me vitin me të keq në historinë e pasluftës në Kosovë- atë 2014. Ky krahasim na nxjerr se shifra të tjera- numri i të papunëve në vititn 2016 është rritur për 23,568 veta, numri i të papunëve ( në evidencë) ka rënë për 45,139 veta. Së fundit, krejt “mrekullia” e shifrave rreth punës, punësimit dhe të papunëve qëndron e fshehur në vitin 2015, kur vendi paska pasur gjendje shumë më të rëndë se një vit më herët, përkatësisht në vitin e bllokadës së plotë politike. Parvjet paskan qenë mbi 26 mijë punëtorë me shumë se në vitin 2014, mi 57 mijë persona aktiv më shumë, joaktiv kanë qenë 31 mijë veta më pak dhe po aq të papunë më shumë.

Pra, një mal i tërë me shifra, që herë janë më të larta, e më pastaj zvogëlohen, herë përputhen njëra me tjetrën, e më vonë krejtësisht e humbin kontinuitetin. Së fundit dalin disa të vërteta që sërish nuk përputhen me atë që thotë kryeministri: 2015 paska qenë viti më i keq sa i përket punësimit, meqenëse pasa pasur shuarje të vendeve të punës, ndërkaq, numri i të papunëve është zvogëluar, madje në një shifër bukur të madhe. E, si mund të ndodhë kjo ? Përgjigjet janë hipotetike, njerëzit nuk duan të lajmërohen në zyrat për punësim, apo kanë ikur jashtë vendit. Në të dy variantet del zhgënjimi që kanë këta njerëz- edhe nëse lajmërohen në këto zyra, nuk kanë shpresë për punësim.

Por, a është i vërtetë bumi që pasa ndodhur në vitin 2016? Është pak i besueshëm, meqenëse pikërisht këtë vit shuam tregues të tjerë makroekonomik, si janë investimet e huaja , apo bilanci tregtare, flasin për gjendjen e përkeqësuar. Madje edhe Trusti i Kursimeve Pensionale nuk tregon për rritje kaq të madhe të punëtorëve që punojnë në mënyrë të ligjshme. Sipas të dhënave që ofron Trusti në fund të vitit të kaluar anë qenë 312,672 kursimtarë, ose 15,206 më shumë se në vitin 2015 dhe gati 27 mijë më shuam se më 2014. Këtu shifrat kanë një rritje prej vitit në vit, zhvillim që nuk evidentohet nga Agjencia e Statistikave, sipas të cilës, rënien më të mëdha kanë ndodhur në vitin 2015.

Jam plotësisht i bindur se as me këto shifra nuk na del një pasqyrë e kthjelltë për gjendjen në tregun punës. Por, megjithatë dalin disa të vërteta tjera- asnjë burim nuk e nxjerr faktin se vjet qenkan punësuar 40 mijë veta, sa thotë kryeministri, pastaj, nuk ka përputhje të shifrave nëse ato analizohen prej viti në vit- madje, ato më shumë pasqyrojnë anomalitë që ndodhin aty, si edhe faktin se në tregun e punës ende ka shkallë të lartë të informalitetit.

Pa marrë parasysh shpërputhjet dhe të pavërtetat që thuhen, duket ditur se e 2016-ta është vit zgjedhor, atëherë partitë në koalicionin qeverisës kanë nevojë të flasin për numrin madh të të punësuarve, që vështirë mund të verifikohen, madje edhe pa përmendur nivelin e varfërisë që nuk është në rënie dhe për numrin madh të atyre që po ikin nga vendi, meqenëse këtu më nuk anë shpresë për një jetë më të mirë.