Uncategorized

Evropën e bllokon bora: Kosovë, bëhu gati për ‘rikthimin’ e dimrit (Video/Foto)

04/19/2017 08:16
nga:A.H
Të gjithë Evropën është lëshuar paralajmërim për shoferët që të kenë kujdes pasi moti, në disa vende ka ndryshuar e në disa të tjera do të ndryshojë në mënyrë drastike.

Ditët e para të pranverës që përshkuan Evropën ishin me diel dhe bënë që shumë shpejt qytetarët evropianë të harrojnë të ftohtin dhe të bëhen gati për ditët e nxehta, mirëpo bora e befasishme ua prishi qejfin.

Cekët, polakët, gjermanër sot u befasuan kur rrugët në muajin prill u mbuluan nga bora, kjo shkaktoj kaos në trafik pasi shoferët tashmë kishin zëvendësuar gomat e dimrit më ato të verës, transmeton lajmi.net.Sllovenia ka lëshuar alarme për shoferë që të jenë shumë të kujdesshëm në trafik.

Gjithashtu në disa vende të Kroacisë temperaturat kanë kishin shkuar deri në nën 2 gradë Celsius.


Gjithashtu, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë të enjtes dhe të premtes do të ketë ndryshim temperaturash dhe në zonat malore do të ketë botë.

05/24/2017 22:26

Qorrolli flet për slloganet e partive