Lajme

Eurostat konfirmon: Rënie drastike të numrit të azilkërkuesve nga Kosova në BE (FOTO)

03/16/2017 16:13
nga:Gazeta Blic

Ka rënë në mënyrë drastike numri i azilkërkuesve nga Kosova në Bashkimin Evropian.

Kështu thuhet në shifrat e publikuara nga EUROSTAT-i, raporton Gazeta Blic.

Sipas këtyre shifrave nga 66 mijë e 885 azilkërkues nga Kosova në vitin 2015, ky numër ka rënë në 9 mijë e 160, raporton Gazeta Blic.

Kjo rënie e numrit të azilkërkuesve konsiderohet si një lajm i mirë për Kosovën, për faktin se lehtëson vendimarrjen e Bashkimit Evropian për çështjen e liberalizimit të fundit.

Ndërkaq, njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi këtë rënie të numrit të azilkërkuesve e ka quajtur një lajm të mirë për liberalizimin e vizave.

“Eurostat konfirmon renien radikale te numrit te azilkerkueseve nga Kosova ne BE. Nga 66,885 ne vitin 2015 ne vetem 9,160 ne 2016. Sigurisht qe eshte nje lajm i mire dhe do lehtesoj vendimarrjen finale per liberalizim te vizave si dhe mund te kontriboun ne transformim te partneritetit me BE nga nje vend qe gjeneron probleme (me azilkerkues) ne dicka qe potencialisht sadopak ndihmon ekonomine (migrim legal psh permes punesimeve ne Gjermani dhe gjetiu)”, ka shkruar ai në Facebook.!

Shikoni shifrat:

10/17/2017 17:44

A e ka hequr Serbia Kosovën nga kushtetuta e saj?