Sporti

A është normal Mourinho? Thotë se Pogba ishte lojtari i ndeshjes, por shikoni notën e tij (FOTO)

03/14/2017 11:16
nga:Gazeta Blic

Jose Mourinho ka insistuar se Paul Pogba ishte futbollisti më i mirë i ndeshjes në takimin me Chelsean.

Chelsea mposhti Unitedin në çerekfinalen e luajtur në ‘Stamford Bridge’ me rezultat 1:0, për një vend në gjysmëfinalen e FA Cup, shkruan Gazeta Blic

Sipas Mourinhos, Paul Pogba ishte lojtari më i mirë në këtë takim, por ai ishte një ndër më të dobëtit te Manchester United dhe një nga lojtarët më të dobët në fushë, duke marrë notën 5.5 për paraqitjen e tij.

“Ai ishte gjigant në fushë. Pas tij, të gjithë lojtarët e mi ishin fantastik”, tha Mourinho për ‘Sky Sports’, përcjell Gazeta Blic

Unitedi pati vetëm 28 përqind posedim të topit në ndeshjen me Chelsean, statistikat më të dobëta për Djajtë e Kuq në një ndeshje këtë edicion.

12/17/2017 14:50

West Bromwich Albion – Manchester United, formacionet zyrtare