Lajme

Erdogan kërcënon Austrinë, preket misioni i NATO-s në Kosovë!

03/15/2017 17:11
nga:Gazeta Blic

<Mosmarrëveshja midis presidentit turk, Erdogan dhe Europës ka arritur në përshkallëzim të ri mirëpo të rrezikshëm. Pas një raporti që u publikua në të përditshmen “Die Welt”, ku flitej për pasojat e NATO’s, Turqia ka thënë se do të bllokojë të gjitha programet e partneritetit me NATO’n, në të cilat është e përfshirë Austria. Kjo do të prekë edhe Kosovën, ku Austria ka mision të NATO-s

Gati një javë, Turqia dhe Austria kanë filluar të kenë marrëdhënie të tensionuara. Turqia tashmë ka filluar edhe me kërcënim ndaj këtij vendi, por edhe Europës.

Turqia ka thënë se do t’i bllokojë të gjitha programet e partneritetit me NATO-n, në të cilat Austria është e përfshirë. Kjo ka të bëjë me vendet e ku Austria operon përmes NATO-s, si Kosovë, Afganistan dhe vendet e Mesdheut, shkruan Heute.

Bllokada e Turqisë shkon drejtë 41 vendeve pjesëmarrëse në programin e Partneritetit për Paqe në NATO. “Bllokada turke ndaj programeve të partneritetit për paqe është një problem serioz”, citon gazeta qarqet e larta të Aleancës së NATO’s.

Ankaraja ka thënë se bllokada ka të bëjë me kërkesat austriake për ndërprerjen e bisedimeve të pranimit të Turqisë në BE dhe për kritikat e Vjenës mbi politikën e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan./GazetaExpress

04/25/2017 09:26

Këta janë deputetët më të dobët nga paslufta në Kosovë