Lajme

Erdogan dhe Putin do të takohen më 3 maj

04/21/2017 12:25
nga:A SH

Zëdhënësi për shtyp i Kremlinit, Dmitriy Peskov, ka njoftuar se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të takohen më 3 maj në qytetin Soçi, raporton Anadolu Agency (AA).

Peskov në një deklaratë për agjencinë RIA-Novosti ka theksuar se Erdogan dhe Putin në takimin e tyre në Soçi do të bisedojnë për situatën në Siri.

Në lidhje me takimin Peskov nuk ka dhënë informacione të tjera.

Erdogan dhe Putin së fundi janë takuar më 10 mars në Moskë, në takimin e Këshillit Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi.

06/23/2017 22:37

CIA kishte informuar Obamën, se Putin do të ndihmonte Trumpin