Lajme

Enver Hasani paralajmëron ‘tërmet’ politik në Kosovë, çfarë e ka ndërmend të publikoj?

09/07/2017 09:28
nga:Gazeta Blic

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka komentuar zhvillimet politike në të kaluarën, të tashmen po edhe ka paralajmëruar lajme shokuese për disa njerëz.

Hasani flet për një video që i kanë nxjerrë në “YouTube”, një ditë pasi u bë koalicionin i Isa Mustafës me Hashim Thaçin.

E për publikimin e saj ai e ka akuzuar krerët e AAK-së, Ramush Haradinajn e Ardian Gjinin.

“Ajo rrugaçëria e ulët e Ramushit me Ardian Gjinin me atë videon e fëlliqët, të cilën e nxorën në “Youtube” të nesërmen që u bë koalicioni i Isës me Hashimin, me siguri që paraqet goditjen më të ulët që dikush ka bërë në skenën publike kosovare dhe më gjerë. Më pas, kur u krijua opinioni i favorshëm për të më goditur  akoma më shumë, Hashimi e çoi këtë marrëzi më tutje duke i ndërsyer zagarët e tij në Prokurori të Shtetit për të më akuzuar edhe formalisht. Pse? Me të vetmen arsye për të më nxjerrë nga jeta publike kosovare”, ka thënë Hasani në një intervistë për Periskopin.

Në fund, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka thënë se ka shumëçka për të thënë që do të jetë shokuese për disa njerëz.

“Kam shumëçka për të thënë dhe do ta them shumë shpejt në kohët që po vijnë dhe do të jetë shokuese për disa njerëz. Për tani, mjafton me kaq”, përfundoi ai.

11/20/2017 17:36

Thaçi: Paqja dhe dialogu, vlera që bashkon Kanadanë dhe Kosovën!