Sporti

Enrique befason me deklaratën për eliminimin e Barcelonës

04/19/2017 23:38
nga:L H

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, thotë se Juventusi ka gjithçka që duhet për të fituar Ligën e Kampionëve.

Barça u ndal 0 me 0 në ndeshjen e dytë çerekfinale ndaj Juves për t’u eliminuar nga gara evropiane me rezultat të përgjithshëm 3 me 0 në dy ndeshjet çerekfinale.

Pas takimit të dytë, trajneri i Barçës ka lavdëruar rivalët duke thënë se kanë gjithçka që duhet për të triumfuar në fund.

“Ishte ndeshje e mirë mes dy ekipeve të mëdha. Respekt për Juventusin. Kanë trajner të madh, lojtar të mrekullueshëm dhe kanë gjithçka që duhet për të fituar Ligën e Kampionëve. Por ka edhe ekipe të tjera në të njëjtën situatë”, tha Enrique pas ndeshjes.

07/20/2017 16:57

Juventusi gati ta ofrojë këtë futbollist për Manolas (FOTO)