Sporti

“Ëndërroj ta shoh Messin të veshur me këtë fanellë”

05/19/2017 18:05
nga:Gazeta Blic

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Thiago Motta, ka thënë se do të dëshironte shumë që ylli i Barcelonës, Lionel Messi, t’ bashkohet në të ardhmen skuadrës nga “Parc des Princes”.

Në një intervistë për Goal, Motta është pyetur se cili lojtar do të ishte ideal për PSG-në që duhet ta transferojnë, përgjigjja e tij ishte: “Është shumë e lehtë: Lionel Messi”.

“Imagjinoni sikur Messi të vij në Paris Saint-Germain. Çfarë entuziazmin do të sillte, nuk po flas vetëm për në fushë”, shtoi ai.

“Kam luajtur me të, ashtu edhe Maxwell, e njohim shumë mirë. Ai është fitues”, u shpreh më tej Motta.

“Diferenca mes tij dhe lojtarëve tjerë është e madhe. Ardhja e tij këtu do të ishte e jashtëzakonshme edhe jashtë fushe, mediat e gjithçka tjetër. Do të bënte që kjo skuadër të shndërrohej në një tjetër ekip”, përfundoi Motta.

12/15/2017 20:22

Lëndohet rëndë futbollisti i njohur i Barcelonës