Showtime

Enca urren serialet turke

10/09/2017 10:55
nga:N S

Dihet tashmë që telenovelat turke janë bërë shumë të dashura për shqiptarët e madje u kanë zënë vendin edhe atyre meksikane që dikur shiheshin në masë.

“Fate të kryqëzuara”, “Ertugrul”, “Dashuri e pafund”, janë nga disa telenovelat turke që kanë pushtuar ekranet shqiptare dhe që po ndiqen shumë.

Mesa duket edhe Enca ka rastisur me një prej tyre dhe këngëtares nuk i kanë pëlqyer fare, madje i quan ndyrësira.

“Pse njerëzit i shohin këto telenovelat turke? Ndyrësirat më stresuese në tokë, nuk pashë një person të qeshë te këto telenovela. Vetëm dramë, vrasje dhe ulërima. E dashuroj Turqinë aq shumë sa urrej telenovelat e tyre”, shkruan Enca në postimin e saj në Instastory.

04/23/2018 17:34

Enca vs. Oriola Marashi?! Në “luftë” kush po bën ‘twerk’ më mirë? (Foto/Video)