Showtime

Emocionuese: Nikollë Nikprelaj befason fansen me nevoja të veçanta, përlot dasmorët (Video)

08/10/2017 22:24
nga:Gazeta Blic

Nikollë Nikprelaj është këngëtarë mjaft i dashur për publikun shqiptar.

Ai ka fansa të të gjitha moshave dhe kjo u dëshmua edhe me një imazh të fundit.

Këngëtari ka befasuar një fanse me nevoja të veçanta në një dasmë familjare.

“Lulja është adhuruese e imja. Shiheni si reagon kur e merr vesh se unë do të performoj në këtë dasmë tek familjaret e saj. Në këtë moment disa nga mysafiret janë përlotur…!”, ka shkruar këngëtari në llogarinë personale në Facebook.

Ndryshe, Nikprelaj është duke punuar në projekte të tjera muzikore.

12/11/2017 21:43

Malishevë, rrahën për orarin e autobusëve (VIDEO)