Sporti

Elseid Hysaj nuk do të flas me këtë lojtar të Napolit pa mbaruar ndeshja me Italinë

03/20/2017 21:38
nga:L H

Në prag të grumbullimit me kuqezinjtë, një nga lojtarët më në formë të kombëtares shqiptare shprehet për Top Channel me optimizëm në lidhje me ndeshjen kundër Italisë, pavarësisht problemeve me dëmtimet e mungesat.

“Duhen pikë sepse po nuk morëm as këtu pikë do bëhet shumë e vështirë. Shpresoj që të vijnë të gjithë shqiptarët, siç bëjnë gjithmonë të na mbështesin. Besoj se do të futemi në fushë me një mendim që mund ta mundim edhe ne Italinë. Kështu që duhet të futemi në fushë të qetë, të luajmë lojën tonë dhe të shohim në fund çfarë do të ndodh”, thotë Hysaj.

Në këtë ndeshje atij do t’i duhet të mbajë një lojtarët më të rrezikshëm të axurrëve, shokun e ti të skuadrës Insigne.

“Me Lorenzo Insigne-n kemi bërë shaka rrugës edhe kur ishim në Napoli. Ne do të luajë kundra sepse atij i takon të luajë në krahun tim. Kur të vijë ndeshja dhe do të shohim nëse do të luajmë. Do të jetë një ndeshje e bukur si për mua ashtu edhe për atë. Pas ndeshjes tani i thash nuk do flasim më bashkë se jemi kundërshtarë. Po janë gjera futbolli të bukura këto”, shprehet mbrojtësi i kombëtares.

Sa i përket synimit të italianëve për të zhvilluar ndeshjen sa më larg, për të patur sa më pak tifozë shqiptar, Hysaj është i bindur se nuk do t’ja dalin.

“Besoj qe Palermo do te jete pak larg, por mund të arrijnë në disa mënyra ata që duan ta shohin ndeshjen. Dhe besoj do të jenë të shumtë ata që do ta bëjnë”, thotë shkodrani.

06/27/2017 23:31

Befasi, ky është kandidati i radhës për stolin e kombëtares (FOTO)