Sporti

‘El Clasico’ thyen rekord, ende pa filluar ndeshja

04/21/2017 20:10
nga:L H

E përditshmja spanjolle Marca shkruan se El Clasico këtë fundjavë do të ketë një mbulim mediatik si kurrë më parë.

Ende pa nisur super ndeshja e javës së 33-të, përplasja mes dy rivalëve historikë Real Madrid dhe Barcelona pritet të vendosë një rekord, që ka të bëjë me shikueshmërinë.

E përditshmja madrilene pohon se numri i spektatorëve që do të ndjekin këtë sfidë nga televizori pritet të jetë rreth 650 milionë.

Këta të fundit janë të shpërndarë në 185 vende dhe do të përfitojnë nga një mbulim mediatik si kurrë më parë për një ndeshje ku janë të vendosura të paktën 30 kamera të specializuara shumë afër fushës së “Santiago Bernabeu”.

Ky është rekordi që El Classico e ka vendosur pa filluar ndeshja.

05/27/2017 23:53

Barcelona 3-1 Alaves, vlerësimet e futbollistëve (Foto)