Lajme

EKSKLUZIVE: Shpejtim Bulliqi i shpallë “luftë” Agim Veliut, pas largimit të tij nga lista zgjedhore e LDK-së!

05/18/2017 22:17
nga:Gazeta Blic

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, ka vendosur që ta përjashtojë nga lista e kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës, ish-deputetin nga radhët e kësaj partie Shpejtim Bulliqi i cili i takon Legjistraturës së VIII-të.

Kjo pasi emri i tij nuk është propozuar nga dega e LDK-së në Podujevë. E një gjë të tillë e ka konfirmuar vet Bulliqi për “Gazeta Blic”.

Ai në një rrëfim të shkurtër ekskluzivisht për “Gazeta Blic” ka treguar arsyet e përjashtimit të tij nga lista e LDK-së me kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Unë isha pjesë e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe aty është vendosur që unë të jem jashtë listës zgjedhore. Kjo është kryekëput një hakmarrje ndaj meje nga ana e Agim Veliut, pasi që unë e kam kundërshtuar Demarkacionin dhe nuk e kam votuar Thaçin për President.  Unë do të vazhdoj punën time në LDK pavarësisht këtij vendimi, sepse nëse tërhiqem vetëm sa do të ju jap më shumë hapësirë uzupratorëve si Agim Veliu, që të bëjnë kësi veprime që e dëmtojnë LDK-në”, tha Bulliqi.

Më tej ai ka shtuar se do të bëjë të pamundurën që përmes punës së tij të zellshme të arrijë të largoj nga partia figura te pa dijshme te cilat, sipas Bulliqit për një interes të ngusht janë në gjendje të sakrifikojnë edhe integritetin e shtetit.

Në anën tjetër pas përfundimit të kësaj mbledhjes së KP të LDK-së, është Agim Veliu nënkryetar i kësaj partie i cili tha se nuk do të largohet nga lista për deputetë asnjë ish-deputetë.

Kurse Lutfi Haziri nënkryetar i kësaj partie i tha “Gazeta Blic” se nga jashtë listës zgjedhore të LDK-së do të jenë vetëm ata ish-deputetë që nuk janë propozuar nga degët e kësaj partie.

LDK-ja është në koalicion parazgjedhor me AKR-në dhe Alternativën.

Zgjedhjet e parakohshme institucionale janë përcaktuar të mbahen më 11 qershor. /Gazeta Blic/

 

 

06/27/2017 19:08

Rugova: Nuk befasohem nëse deputetë nga LDK-ja i bashkohen PAN-it!