Uncategorized

Edhe një deputete e PDK-së mund të kaloj në Lëvizjen Vetëvendosje?!

04/04/2021 20:35
nga:Gazeta Blic

Gazeta Blic ka marrë vesh nga burimet e saj brenda Partisë Demokratike të Kosovës, se deputetja e kësaj partie, Ariana Shoshi – Musliu, mund të kalojë në Grup Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Siç merr vesh Gazeta Blic, ky kalim i deputetes së PDK-së në Lëvizjen Vetëvendosje, do të ndodhë për shkak të paknaqësive të Ariana Musliu – Shoshi, me Partinë Demokratike të Kosovës.

Në anën tjetër, edhe një deputete e PDK-së ka kaluar sot në Lëvizjen Vetëvendosje.

Adelina Grainca, ka marrë pjesë në votimin e Vjosa Osmanit presidente, teksa kryeministri Albin Kurti, e ka prezantuar edhe si zyrtarisht si anëtare të re të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurse, deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, është duke u përmendur si e aderuara e radhës në partinë e Albin Kurtit.

Kjo pasi që, deputetja Reshitaj, ka qenë prezente duke ia mundësuar Vjosa Osmanit të bëhet presidente.

Gazeta Blic do ju mbajë të informuar lidhur me këto zhvillime.