Lajme

EKSKLUZIVE: Ky është personi që u arrestua sot si i dyshuar për vjedhjen në shtëpinë e Kryeprokurorit (FOTO)

01/11/2017 16:30
nga:G Th

Gjatë ditës së mërkure, Gazeta Blic ka raportuar se Policia e Kosovës ka  arrestuar edhe një person si të dyshuar për vjedhje në shtëpinë e Kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi, por informacionet e reja tashmë konfirmojnë edhe identitetin e plotë të tij.

Sipas burimeve të Gazeta Blic në Policinë e Kosovës, emri i personit të dyshuar për vjedhje në shtëpinë e kryeprokurorit është Leotrim Kaqiu.

GazetaBlic, përmes këtyre burimeve ka arritur gjithashtu të sigurojë edhe fotografin e të dyshuarit.

03/25/2017 17:07

Era ka një urim dhe një foto speciale për Norën! (FOTO)

Ndryshe persona të panjohur kishin arritur të futeshin në shtëpinë e kryeprokurorit mëngjesin e hershëm të datës 22 nëntor të vitit të kaluar duke marrë vetëm një telefon “Samsung” të kryeprokurorit Lumezi.

Hajnat kishin arritur të thyenin dy dyer të shtëpisë edhe pse shtëpia ishte nën mbikëqyrjen e policisë për 24 orë./Gazeta Blic/