Cult

Edicioni i 15 i Takimeve Letrare ‘Azem Shkreli’

05/17/2017 09:48
nga:Gazeta Blic

Takimet letrare “Azem Shkeli” do të mbahen më 23 dhe 24 maj në Pejë, ku përgjatë këtyre dy ditëve do të ketë një mori aktivitetesh dhe ndarje çmimesh, shkruan KultPlus.

Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport në Pejë këtë vit për herë të 15-të do të organizojë Takimet Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkeli” që do të mbahen më 23 dhe 24 maj. Për këtë rast, edhe janë shpallur konkurse letrare. Ky aktivitet i cili do të zgjasë dy ditë do të fillojë më 23 maj në ora 8:30 ku do të bëhen homazhe te varri i Azem Shkrelit në Prishtinë, për tu kthyer me aktivitetet e tjera të cilat do të zhvillohen në komunën e Pejës.

Kurse si çdo vit do të bëhet edhe ndarja e çmimit “Bulëzat”, çmim ky i cili u ndahet fillestarëve në kuadër të manifestimit letrar ndërkombëtar takimet. Në kuadër të ditës së parë gjithashtu do të ligjëroj profesori Primo Shllaku mbi temën “Dukagjini dhe roli i vendlindjes në krijimtarinë e Martin Camaj”, si dhe do të bëhet promovimin i librit “Përftim n’andrra t’thyme” nga aktori Çun Lajçi. Për të përfunduar këtë natë në Teatrin “Istref Begolli” me pika artistike nga Baleti Kombëtar.

Në kuadër të ditës së dytë do të këtë pika artistike nga Kori i Fakultetit të Arteve së bashku me kitaristin Luan Sapuingjiu, gjithashtu ndarja e çmimit “Azem Shkreli”, si dhe ndarja e çmimit ndërkombëtar “Lirika Poetike”. Gjatë këtij manifestimi do të mbahet edhe konferencë me poetët konkurrentë dhe mysafirët, do të bëhet hapja e ekspozitës nga artistja Afërdita Caka, lexime poetike si dhe do të realizohen vizita nëpër vendet të kulturës lokale.

Ky edicion i 15-të do të përfundojë me ceremoninë përmbyllëse në sheshin e qytetit ku do të performojë Ansambli Folklorik Autokton“Rugova”, do të ketë lexime poetike, si dhe do bëhet ndarja e çmimit “Poezia më e mirë”.

06/24/2017 10:36

Gashi i AAK-së: 4 muaj nga fitorja në Pejë, Qeverisjes në ikje po u rrahin akrepat mbrapshtë