Lajme

Edi Rama i tërbon gazetat serbe: don luftë për Shqipërinë e madhe (Foto)

04/19/2017 09:15
nga:Gazeta Blic

Gazetat serbe në botimet e tyre të sotme në ballina kanë njoftuar gjerësisht për deklaratat e Edi Ramës dhënë portalit Politico.eu që në rast se nuk do të ketë vend për Shqipërinë në BE atëherë do të shikohet mundësia e Bashkimit mes Shqipërisë e Kosovës.

I pyetur nëse e ka hequr nga tavolina e opcionin e bashkimit me Kosovës, Rama ka thënë:”Jo, sepse mënyra e vetme për të mbajtur Ballkanin në paqe dhe bashkëpunim është- që të të jetë shtegu i hapur për BE për të patur një perspektivë të qartë, për të mbajtur emocionin pozitiv për BE-në. Askush nuk do të dëshironte të kthehej në unione të vogla, çdokush do të dëshironte të jetë pjesë e unionit të madh. Por nëse nuk ka shpresë, s’ka perspektivë, s’ka hapësirë, atëherë edhe unionet e vogla mund të ngjajnë”, ka thënë Rama, raporton Gazeta Blic.

Në ballinat e Gazetave të Serbisë sot janë edhe deklaratat e politikanëve serbë por edhe “skenaret” e çmendura të tyre sesi gjoja Rama don të bëjë luftë për bashkimin e trojeve shqiptare.

Në vijim Gazeta Blic ua sjell disa nga këto ballina të sotme:

04/26/2017 21:27

Djali i Rugovës në ndejë me Thaçin e Veselin (FOTO)