Lajme

“Edhe LDK mund t’i bashkohet PAN-it”

09/06/2017 19:40
nga:M H

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, ka treguar detaje nga takimi i sotëm i liderëve të koalicionit PDK-AAK-NISMA dhe AKR, me Listën Serbe. Shala: Duke e ditur se VV donte ta udhëhiqte e vetme Prishtinën, e dinim se s’do të ketë koalicion LDK-VV

Ai ka thënë në RTV Dukagjini se problemi i mosarritjes së marrëveshjes me Listën Serbe ka të bëjë me postet.

“Nuk ka ndonjë kërkesë politike, krejt ka të bëjë me poste”, ka thënë ai.

Sipas tij, të gjitha bisedimet tashmë janë duke u bërë për të kënaqur Listën Serbe me postet që po kërkon.

Shala ka thënë se ishin komod, se e dinin që nuk mund të ketë koalicion LDK-VV, përcjell Telegrafi.

“VV donte pushtet, postin e kryeministrit. Duket e ditur se si VV donte vetëm gjithçka në Prishtinë, e kemi ditur se nuk mund të arrijnë marrëveshje”, është shprehur ai, duke shtuar se pas zgjedhjeve lokale, ka gjasa që LDK t’i bashkohet qeverisë Haradinaj.

Deputeti i Nismës thotë se nëse puna ju shkon mirë, mund të vazhdojnë mandatin deri fund.

 

 

09/22/2017 21:44

Abrashi prezanton programin, thotë se ka 300 projekte