Lajme

Edhe 280 kuti të votimit, do të rinumërohen

06/19/2017 17:10
nga:Gazeta Blic

KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen edhe 280 kuti të votimit, rekomandim ky i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve.

Prej tyre 150 në rinumërim të pjesshëm, ndërsa, 130 më rinumërim të plotë. Rinumërimi i tyre do të bëhet për shkak të mospërputhjes së të dhënave të kandidatëve dhe subjekteve politike.

Ndërsa, Përfaqësuesi i OJQ-së “Demokracia Plus”, Valmir Ismajli ka thënë se 425 kuti të votave deri më tash kanë shkuar në rinumërim.

Ai në një shënim ën Facebook ka thënë se këto 425 kuti, janë rreth 17 për qind e vendvotimeve në total, raporton Gazeta Blic.
Shënimi i plotë:

425 kuti deri me tani shkojne ne rinumerim, qe i bie rreth 17% te totalit te vendvotimeve. Kur na thojshim qe trajnimet e komisionereve nuk po bohen mire, thojshin ju pune e keni me fole keq per KQZ :). Urime, suksese!

06/20/2017 12:12

Nisma ndahet nga PAN-i, e vetme në Kuvend