Lajme

E zbulon ministri: Ja kush i shkaktoi vdekjet në QKUK

09/13/2017 21:36
nga:D.I

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli në emisionin Zona B në Klan Kosova ka folur për vdekjet në QKUK.

Ai ka thënë se arsye e vdekjes së tyre dyshohet të jetë gazi.

“Kompania përgjegjëse për importimin e këtij gazi dyshohet se e ka prodhuar vetë atë gaz. Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe makineri prodhuese”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, ky objekt është mbyllur dhe se policia është duke u narrë me këtë rast.

Ai është shprehur optimist se do ta përmirësojë gjendjen në shëndetësinë kosovare. Brenda 100 ditesh ai tha se do ta ketë të qartë se për cfarë ka nevojë shëndetësia.

11/24/2017 12:23

Kur do t’ua gjejë zgjidhjen QKUK e MSH pacientëve që kanë humbur gjymtyrët