Sporti

E turpshme: Kaka bëri shaka, ndëshkohet me të kuq nga gjyqtari (VIDEO)

08/13/2017 17:01
nga:L H

“Paqësori” Kaka’ është ndëshkuar me karton të kuq në kampionatin amerikan të futbollit për “sjellje të dhunshme”, pasi bëri shaka me një kundërshtar.

Në minutën e 97 të ndeshjes mes Neë York Red Bulls dhe Orlando, Kaka’ duke qeshur i vendos duart në fytyrë Collinit, ish-shok skuadre i brazilianit në Florida.

Arbitri, për habinë e të gjithëve, e ndëshkoi me karton të kuq për këtë gjest dhe ky vendim ka shkaktuar shumë polemika, pasi u mor pasi gjyqtari u konsultua me VAR-in.

Kaka’ dhe Collin u munduan t’i shpjegonin episodin, duke i thënë arbitrit se po bënin shaka, por vendimi ishte marrë tashmë.

10/18/2017 13:26

Sensacionale: Kaka rikthehet te Milani?