Geek

“E premtja e zezë” për kompanitë teknologjike

06/10/2017 14:14
nga:M H

Aksionet e kompanive më të mira botërore të teknologjisë kanë shënuar rënie, pas paralajmërimit të bankave investuese se vlera e tyre po shënon ngritje të shpejtë.

Aksionet e Apple shënuan rënie prej katër për qind, derisa aksionet e Alphabet ranë tre për qind, po aq sa ishin edhe humbjet e Facebook dhe Amazon. Microsoft është në minus dy për qind, derisa indeksi i kompanisë teknologjike Nasdaq shënoi humbje po ashtu dy për qind.

Investuesit tashmë që një kohë janë vënë në siklet për shkak të rritjes astronomike të vlerës së kompanive më të mëdha teknologjike, por shitjet e fundit u ndikuan nga raporti i drejtorit të investimeve Goldman Sax, i cili erdhi si paralajmërim për rrezikun në rritje të aksioneve të pesë kompanive më të fuqishme teknologjike.

Aksionet e Facebook, Amazon, Microsoft, Alphabet dhe Apple kanë shtuar gjithsej 600 miliardë dollarë në tregun e de-kapitalizimit këtë vit, që është baras me GDP e Hong Kongut dhe Afrikës Jugore së bashku, paralajmërohet në raportin e Goldman Sax.