Milaim Zeka e dëshiron në opozitë partinë me të cilën është në koalicion
Kandidati për deputet nga koalicioni PDK-AAK-NISMA Milaim Zeka ka thënë se dëshira më e madhe e tij pas këtyre zgjedhjeve, është që t’i shohë PDK-në dhe LDK-në në opozitë.
‘Tepër kam dëshirë që PDK-në dhe LDK-në t’i shoh në opozitë. Së paku për katër vjet’, është shprehur Zeka në Info Magazine.
Ai ka lënë të kuptohet se do të bëhet deputet nga radhët e Nismas, pasi siç thotë ai ka fituar mbi 11 vota, e që ende nuk janë numëruar ato nga diaspora dhe votat me kusht.
Kurse Zeka është shprehur 99 për qind i bindur se Nisma do t’i ketë 8 deputetë në Kuvend.