Lajme

E pabesueshme ja sa vota ka marrë Agim Bahtiri në Mitrovicë!

06/14/2017 10:46
nga:D.I

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka arritur të marrë rreth 2 mijë vota në Mitrovicë, nga gjithsej 6184 vota të koalicionit LDK-AKR-Alternativa.

Sipas burimeve të KosovaPress-it, Mitrovica kandidatit për deputet nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri, i ka dhënë më pak se 2 mijë vota.

“Kanë mbetur të numërohen edhe votat në 60 vendvotime të vogla të cilat nuk ndryshojnë shumë numrin e përgjithshëm të kandidatëve, ndërsa deri tani janë gjithsej 1993 vota për kandidatin Bahtiri”, kanë thënë burimet.

Burimet më tej kanë shtuar se zgjedhjet e mbajtura tre ditë më parë kanë shkaktuar përplasje të mëdha brenda AKR-së në mes të Agim Bahtirit dhe shefit të tij Behgjet Pacollit, ndërsa si rrjedhojë pritet largimi i Bahtirit nga kjo parti.

11/20/2017 21:23

Ky është epilogu i bastit të Fidan Jupollit me Agim Bahtirin