Cool

E keni ditur gabim gjatë gjithë kësaj kohe! Makaronat nuk ju shëndoshin

01/10/2017 17:23
nga:M H

Një studim i fundit italian ka zbuluar se, edhe pse përmbajnë karbohidrate, makaronat nuk të shëndoshin.

Kjo është e vërtetë kur shoqërohen nga një dietë mesdhetare e pasur me perime dhe vaj ulliri.
Nëse konsumohen në mënyrë të tillë, ndikojnë në një ulje të lehtë të Masës së Indeksit Trupor.

Kërkuesit shkencorë italianë kanë analizuar dietat e më shumë se 23 000 personave. Ata i kërkuan pjesëmarrësve në studim që të mbanin shënim gjithçka që konsumonin gjatë ditës e më pas u pyetën nëpërmjet telefonit mbi dietën e tyre.

Sasia e makaronave që kishin konsumuar gjatë ditës u standartizua dhe u krahasua me Masën e Indeksit Trupor.

Studiuesit dolën në përfundimin se nuk kishte asnjë lidhje mes ngrënies së makaronave dhe rritjes së peshës trupore.

Pra, studimi italian ka bërë të qartë se dieta mesdhetare, e konsumuar në mënyrë të moderuar dhe duke respektuar varietetin e të gjitha elementeve të saj (makaronat në radhë të parë), është e mirë për shëndetin.

08/19/2017 19:38

Shenjat paralajmëruese të kancerit