Showtime

E kaluara e Bes Kallakut, ja kush ka qenë e dashura e tij para Xhensilës (VIDEO)

10/12/2017 23:42
nga:SH. L

Që prej fillimit të karierës së tyre artistike çifti Xhensila dhe Bes Kallaku duket se kanë qenë në krahët e njëri-tjetrit.

Para disa javësh ata kanë kurorëzuar lidhjen e tyre historike në martesë. Por me sa duket Besi ka diçka për të treguar nga ‘prapësitë e tij’.

I ftuar në emisionin ‘Xing’ me Ermal Mamaqin  do të rrëfejë më shumë për prapaskenat e dasmës, largimin nga Portokallia, por edhe projektet e reja që ka ndër mend të nisë së shpejti. Besi nuk i ka shpëtuar as pyetjes nëse Xhensila ka qenë e dashuar e parë e tij.

“Harrove kur ishim bashkë?” – ia kthen Besi Ermalit me të qeshur duke i lënë të gjithë pa fjalë me batutën e radhës deh duke lënë të nënkuptohej se të dy aktorët fshehin diçka. Se çfarë mund të jetë mbetet të zbulohet vetëm të shtunën në Xing. /Blic