Fit&Sexy

A e dini se cila është pjesa më e ndotur në trupin tonë? Mësoni dy metoda të thjeshta për ta pastruar atë

05/18/2017 14:45
nga:A.H

Kërthiza

Sipas dermatologëve, një nga pjesët më të ndotura të trupit është kërthiza. Kjo sepse shumica prej nesh harrojmë ta pastrojmë siç duhet.

Kjo pjesë trupi përmban shumë mikrobe dhe baktere. Për shkak të formës së saj, ajo është shumë e ndjeshme ndaj grumbullimit të qelizave të vdekura të lëkurës, djersës, fibrave të rrobave etj. Pra, është një vend i përkryer për zhvillimin e mikroorganizmave.

Mund të shkaktojë përveçse aromë të pakëndshme edhe probleme shëndetësore si dhe infeksione. Sipas studiuesve, kërthiza mund të mbledhë rreth 67 lloje bakteresh. Ndaj, në artikullin e mëposhtëm do t’ju njohim me 2 mënyra se si ta pastroni atë nga papastërtitë dhe bakteret.

Ujë i kripur
Për këtë ju duhet 1 lugë çaji kripë dhe 1 gotë ujë i ngrohtë. Trazojini mirë derisa kripa të tretet. Përdorni një copë pambuku dhe zhyteni në ujë. Fshini me të kërthizën dhe zonën rreth saj.

Përdoni alkool
Një mënyrë tjetër është përdorimi i alkoolit. Lagni një copë pambuk me pak alkool dhe pastroni me të kërthizën. Përsëriteni derisa kërthiza të jetë pastruar plotësisht. Më pas shpëlajeni me ujë dhe thajeni me një peshqir. Koha më e mirë për ta bërë këtë është pas dushit.