Fit&Sexy

A duhet të hani ushqime deti gjatë shtatzënisë?

04/21/2017 15:53
nga:M H

Pasi të mbeteni shtatzënë, me siguri filloni të lexoni shumë gjëra të cilat duhet apo nuk duhet t’i bëni gjatë kësaj periudhe. Nëse nuk lexoni, të paktën familjarët dhe miqtë tuaj do t’ju mbushin me këshilla nga më të ndryshmet, të cilat i kanë provuar edhe vet ata.
Por, a do të thotë se këshillat e tyre janë gjithmonë të vërteta? Jo, e veçanërisht kur është fjala për ushqimet e detit.

Aren Gottlieb, gjinekologe e njohur në Nju Jork, ka treguar se nëse dëshironi t’i mbani ushqimet e detit në dietën tuaj, atëherë mos e lini shtatzënë t’ju privojë nga kjo. Por, nëse shumica e sasisë së ushqimit të detit që e konsumoni vjen nga burime të pasura me merkur, atëherë duhet të keni kujdes.

“Ushqimi i detit është i mirë gjatë shtatzënisë, por duhet të brengoseni më shumë me peshqit e mëdhenj si tuna dhe skrumbat, pasi që kanë shumë merkur.

Sasia e madhe e merkurit është ndërlidhur me zhvillim më të dobët të trurit, prandaj e kufizojmë konsumimin e merkurit në të rriturit që janë shtatzënë, por gjithashtu edhe te fëmijët e rinj” ka këshilluar Gottlieb.

04/14/2017 08:52

Jeni shtatzënë? Ja si ta dini gjininë e foshnjës në mënyrën popullore