Lajme

Driton Selmanaj shef i shtabit zgjedhor në Prizren!

09/13/2017 17:10
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj është zgjedhur shef i shtabit zgjedhor të kësaj partie në Komunën e Prizrenit.

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati për kryetar të kësaj komune nga radhët e LDK-së Hatim Baxhaku, i cili shërbeu si deputet në Parlamentin e Kosovës në legjislaturën e kaluar.

“Sot, nën udhëheqjen e shefit të shtabit zgjedhor z. Driton Selmanaj, e filluam punën e shtabit në degën e LDK-së në Prizren. Na prift e mbara”, ka shkruar Baxhaku në një postim në profilin e tij në rrjetin shoqëror Facebook.

Ndryshe, zgjedhjet lokale janë përcaktuar të mbahen më 22 teotr të këtij viti. /Gazeta Blic/

11/21/2017 00:23

Azem Vllasi: Këto dy parti janë fituese, ja pse dështoi PDK!