Sporti

Driton Kuka: Është koha e Distria Krasniqit e Nora Gjakovës të fitojnë medalje

09/29/2017 16:17
nga:L H

Mungesa e medaljeve të mëdha nga Krasniqi e Gjakova ka revoltuar Kukën.

Të enjten është tërhequr shorti për turneun Grand Prix të xhudos që prej të premtes (sot) mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Befasisht, pjesë e shortit nuk ishin xhudistët e Kosovës, që në garën e Zagrebit janë paraqitur rregullisht.

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, është e lënduar, ndërsa përzgjedhësi Driton Kuka, ka vendosur që garuesit e tjerë të mos i dërgojë në Zagreb.

Ndonëse xhudistët – edhe pa llogaritur rezultatet kulminante të Majlindës – janë dukshëm më të suksesshëm se sportistët e tjerë në vend, Kuka nuk është i kënaqur me rezultatet e arritura këtë vit.

Për këtë Kuka ka vendosur të mos dërgojë garuesit në Zagreb, shkruan KD.

“Nuk jemi në Zagreb, po qëndrojmë pak në shtëpi. Po pauzojmë pak nga garat. Nuk bënë që të pritet vetëm prej Majlindës gjithmonë”.

“Nora Gjakova e Distria Krasniqi është dashur të vijnë te medaljet këtë vit”.

“Edhe Akil Gjakova nuk është duke i arsyetuar pritjet që i kam pasur, nuk po i arsyeton as për së afërmi”, shtoi mes tjerash Driton Kuka.

10/23/2017 15:38

KOK shpërblen me pagë mujore Majlinda Kelmendin dhe 18 sportistë të tjerë me bursa