Lajme

Driton Çaushi tregon se a do të kandidojë për kryetar të Gjakovës? (Video)

03/20/2017 23:39
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, ka thënë se Zgjedhjet Parlamentare do të duhet të bëheshin sa më herët, me të cilat sipas tij, mund të vijnë ndryshimet edhe për Komunën e Gjakovës.

Sipas Çaushit, duhen ndryshime në nivel qendror që të ketë edhe në atë komunal, siç është Gjakova

Çaushi është pyetur nëse do të kandidojë për të parin e Gjakovës, në zgjedhjet e ardhëshme lokale për të cilën ka thënë se nuk u mungon gatishmëria.

“Nëse në Lëvizjen Vetëvendosje vendosin që unë të jem kandidat për kryetar të Gjakovës, do ta pranoj këtë”, tha Çaushi.