Sport

Dridhet “BBC”, tifozët e Realit kanë një kërkesë për Zidane

03/06/2017 09:26
nga:Y K

Tifozët e Real Madridit nuk dëshirojnë që treshja sulmuese Bale, Benzema e Cristiano të startojnë në ndeshjen e kthimit ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve
Si duket tifozët e Real Madridit e kanë humbur besimin në treshen sulmuese Bale, Benzema e Cristiano (BBC).

E përditshmja sportive madrilene, AS, ka bërë një sondazh se “A duhet të luajnë nga fillimi BBC kundër Napoli?”.

Dhe, përgjigja e tifozëve ishte e papritur. 77 për qind e tifozëve të Real Madridit nuk dëshirojnë që BBC të startojë në ndeshjen e kthimit ndaj Napolit, në Ligën e Kampionëve.

03/22/2017 21:11

Me këto 4 super transferime në verë, Reali do ta sundojë botën e futbollit (FOTO)

Kurse, vetëm 23 për qind mendojnë se BBC duhet të luajë nga fillimi.