Lajme

Drejtori i shkollës në Pejë tregon si u vodhën 19 ditarët

03/20/2017 23:43
nga:Gazeta Blic

Drejtori i Shkollës së Mesme të Mjekësisë, Artan Demaj ka thënë që shpreson që policia të gjejë ata persona të cilat kanë vjedhur 19 ditarët e kësaj shkolle, njofton Klan Kosova.

Demaj i cili ka folur në Kosova Direkt në Klan Kosova ka thënë që përkundër kësaj nxënësit do të vazhdojnë të notohen, pasi mësimshënësit i kanë të ruajtura të dhënat e tyre.

“Dikur rreth mbrëmjes disa keqbërës kanë thyer një xham pastaj kanë hyrë brenda objektit të shkollës duke dëmtuar derën dhe kanë marrë 19 ditarë”.

“Në ora 07:00 në mëngjes kemi njoftuar Policinë e Kosovës dhe tani shprejsojmë që do të kemi ndonjë informatë”.

“Para dy javësh ka ndodhur edhe një dëmtim i objektit nga disa të rinjë të shkollës “Ramiz Sadiku” dhe që nga ajo natë jemi detyruar që ditarët e klasës t’i marrim në zyrat tona”.

Zemaj ka treguar që përkundër masave që ata kanë marrë prap ka ndodhur një rast i tillë.

“Kemi menduar që nuk do të ndodhë dicka e tillë por në fakt ka ndodhur”.

“Dera ka qenë e blinduar por jo blindim i nivelit të lartë janë gjetur dhe është identitfikuar edhe format me ndonjë shufër”.

“Kemi biseduar me mësimdhënësit të cilët kanë të dhënat për notimin e nxënesve dhe po shpresojmë që do ja dalim”.

“Eksiztojnë shënimet dhe janë të protokoluara edhe notat e sjelljes”.