Lajme

Dreçun: Ballkani mund të përballet me incidente, ka tendenca për dhunë nga shqiptarët

01/11/2017 16:49
nga:A.H

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Dreçun, ka thënë se në të ardhmen nuk mund të përjashtojë mundësinë për incidente për shkak të situatës në Kosovë dhe në Metohi, në veçanti duke pasur parasysh arrestimin e Ramush Haradinajt.

“Ka indikacione se shqiptarë që njihen për ekstremë dhe të dhunshëm, e sidomos ish-pjesëtarë të UÇK-së, mund të kryejnë veprime të dhunshme”, ka thënë Dreçun, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Dreçun ka thënë se ka frikë se Ramush Haradinaj, do të arrijë sërish t’i shmanget përballjes me përgjegjësinë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.