Geek

Dosja e errët e “Facebook”-ut! (I)

10/08/2017 16:23
nga:Gazeta Blic

Në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit në Britani, një seri reklamash me temat e dashura për konservatorët u shpërndanë në disa zona kyç elektorale nga llogari fallco. Një muaj para se të ndodhte kjo, gjatë zgjedhjeve presidenciale të majit në Francë, vetë Facebook njoftoi se kishte mbyllur 30 mijë adresa fallco. Po të njëjtën gjë njoftuan drejtuesit e rrjetit social edhe para zgjedhjeve të dy javëve më parë në Gjermani, ku u mbyllën disa dhjetëra mijë llogari.

Pasi, për shumë kohë me radhë e ka mohur ndikimin e kompanisë së tij në fushatat elektorale, Mark Zuckerberg ka filluar ta ngrejë pak perden e errët që mbulon rrjetin.

Miliarderi deklaroi në fillim të shtatorit se Faceboku kishte shitur pa e ditur gjatë fushatës elektorale në ShBA më shumë se 100 mijë USD hapsira reklamash që vinin prej 400 llogarive fallco të një fabrike gënjeshtrash me vendodhje në qytetin e dytë të Rusisë, në Shën Petërburg.

Këto 3000 reklama që u shpërndanë gjatë fushatës amerikane dhe që falsin nga çështjet e emigracionit deri tek ato të armëmbajtjes, i kanë kaluar tashmë kongresit të ShBA për shqyrtim. Senati dhe parlamenti do t’i marrin ato në shqyrtim në komisionin e sigurisë që po heton lidhur me ndërhyrjet ruse në fushatën amerikane.

“Ne po studiojmë grupimet ruse dhe ato nga vende të tjera të ish Bashkimit Sovjetik, për të kuptuar mënyrën se si ata i kanë përdorur mjetet tona” tha Zuckerbergu i cili do të dëshmojë përpara senatit në 1 nëntor.

“Eshtë një çmenduri”

Një ditë pas zgjedhjes së Donald Trump, President, Zucerberg, nën presionin e kampit demokrat deklaroi se ishte një çmenduri të mendoje se Faceboku ka ndikuar në këtë rrezultat. Sipas një zbulimi të fundit të Washington Post, që Lapsi.al e ka lexuar, 10 ditë pas zgjedhjeve në amerikëObama e ka thirrur bosin e facebookut për këtë shqetësim. Ai sërish e ka quajtur atë qeshrak.

Por vetëm dy javë më parë Zuckerbergu ka shkruar në Faceboook: “Ishte e pafalshme ta nënleftësoje këtë dhe më vjen keq. Ishte një shështje shumë e rëndësishme që nuk mund të mos përfillej”.

Por pavarësisht ndjesës, bosi i Facebook ka theksuar se ndërhyrjet nga jashtë ishin minimale në raport me mundësinë që kanë pasur kandidatët për të promovuar idetë e fushatës së tyre. Ai ka theksuar se ata kanë shpenzuar miliona dollarë, ose disa mijra herë më shumë reklamë online sesa shumat e ardhura nga Rusia. Por ai ka premtuar njëkohësisht marrjen e masave që fenomene të tilla të parandalohen.

Por vetë Zucerbergu që ka mbajtur disa herë qëndrime personale kundër Trump-it thotë: “Trump pretendon se Facebookun e ka kundër. Liberalët thonë se ne kemi ndihmuar atë. Kjo është fakt të drejtosh një platformë ku gjendet të gjitha idetë”.

Po në fakt Facebook mund të jetë një platformë pluraliste, por futja e reklamave me pagesë, pesë vite më parë, e ka transformuar atë. Ai është tani aktori i dytë në treg pas Google.

Akuzat

Kritikët thonë se rrjeti social nuk është i prirur për të bërë aq sa duhet për të luftuar kundër kësaj tip propagande, sepse modeli i tij ekonomik është i bazuar mbi këtë reklamë me çmime të ulta që bëhet pa ndihmën e ndërmjetësve dhe të agjentëve të reklamave. Facebooku i shet atyre një reklqamë të panjohur deri më sot, që targeton, vendndodhjen, gjërat që preferojnë, grupimet të cilave i përkasin, shpenzimet e zakonshme, qefet, preferencat politike etj. Pra e thënë më thjeshtë nga Lapsi.al: Nëse ti je një shqiptar në Berat dhe do të udhëtosh tek të afërmit e tu në Itali, në të njëjtën faqe, ti shikon një reklamë krejtësisht të ndryshme nga një shqiptar i Amerikës që është regjistruar në një grupim gjuetarësh.

Rrjeti social me 2 miliardë njerëz që e hapin së paku një herë në muaj ka një pushtet të pamatshëm reklamimi. Ai ofron edhe një sherbim tjetër. Paguesi i reklamës është në gjendje ta shikojë dhe ta masë se sa vetë e kanë parë postimin e tij çka lejon që të dish në kohë reale se çfarë efekti ka pasur reklama jote.

Hakerat rusë nuk e kanë hakuar Facebookun. Ata thjeshtë e kanë përdorur atë me efikasitet maksimal. Mediat amerikane një pjesë të të cilave Lapsi i ka shfletuar kanë nxjerrë tashmë një pjesë të mesazheve të sponsorizuara nga rusët. Ato Janë inteligjente. Ato nuk bëjnë thirrje brutalisht për të votuar Trump-in. Ato mjaftohen të vënë në dukje problemet dhe tensionet e shoqërisë amerikane, dhe janë shpërndarë kryesisht në shtetet ku rrezultati ishte në fije të perit.

Gazeta Washington Post ka arritur të zbulojë mesazhe kundër emigrantëve dhe kundër muslimanëve të sponsorizuara nga Rusët. Qëllimi i tyre ishte të “mbillnin kaos” ka thënë senatori demokrat amerikan Mark Varner, zv/kryetar i komisionit të sigurisë.

Nga uzinat e gënjeshtrave të Shën Petërburgut deri tek zgjedhësit amerikanë duket një rrugë e largët. Por ashtu sikurse e thotë edhe sllogani: “Facebook, afron botën”.

12/15/2017 16:25

Babai i 15 vjeçarit nga Gjakova, ka një mesazh prekës për shoqërinë