Cool

Donald Trump personi më i kërkuar i vitit në Google

12/30/2016 06:59
nga:Gazeta Blic

Njerëzit anembanë globit këtë vit kanë qenë më së shumti kurioz për presidentin në ardhje të SHBA-së, Donald Trump se për çdo njeri tjetër.

Trump ka qenë në top të personave më të kërkuar në Google 88 vende të botës, transmeton Klan Kosova.

Ai ka tërhequr vëmendjen e njerëzve nga India në Meksikë e Belgjikë. Në listën e personave më të kërkuar në Google, janë edhe politikanë të tjerë si kandidati për president të Perus, Julio Guzman dhe ish presidenti i Brazilit, Lula da Silva.