Cool

Djali i një gruaje tjetër i ngjante burrit të saj, plas sherri mes dy grave shqiptare (Video)

09/12/2017 11:42
nga:M H

Një sherr mes dy grave raportohet të ketë ndodhur në Fier.

Korrespondenti i “Aldo Morning Show” rrëfen se shkak i sherrit ka qenë djali i një gruaje, e cila sapo ishte kthyer nga emigracioni, i cili ngjante me burrin e një tjetër gruaje në fshat.

Sipas gazetarit, gruas i ka rënë të fikët sapo ka parë djalin dhe kur është qetësuar ka debatuar ashpër me nënën e djalit.

Pas sherrit gruaja që sapo ishte kthyer nga Greqia është detyruar të largohet nga fshati.

“Në një fshat në Fier ka ardhur një familje për të jetuar, të cilët para 4 vitesh kishin shkuar në emigrim në Greqi. Këtë radhë ka ardhur vetëm gruaja me djalin pasi ishte ndarë nga burri. Një tjetër grua nga fshati që ka parë djalin është tronditur dhe i ka rënë të fikët pasi djali i ngjante bashkëshortit të saj. Aty janë mbledhur të gjitha gratë e fshatit, kur ajo është qetësuar ka debatuar me gruan që sapo ishte kthyer nga emigracioni. Pas sherrit gruaja është larguar nga fshati. Djali i saj ngjante fiks si bashkëshorti i gruas tjetër”, tha gazetari teksa shtoi se nuk e thotë dot emrin e fshatit. /tvklan.al

 

09/21/2017 21:29

Sherr në PD, Jemin Gjana tenton të godasë kandidaten për deputete